MBAHET MBLEDHJA KONSTITUIVE E BORDIT TЁ RI TЁ DREJTORЁVE TЁ KMDK SH.A.

 

Në Bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të rinj të Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjet Publike, më 02 Prill 2019 janë emëruar edhe anëtarët e rinj të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë KMDK SH.A.Ndërsa më 19 Prill 2019 (E Premtë) është mbajtur mbledhja konstituive e Bordit të Drejtorëve me ç’rast u bë edhe pranim – dorëzimi i detyrës për anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve.Të pranishëm në këtë takim përpos anëtarëve të rinj ishin edhe disa nga anëtarët e vjetër të cilët kanë qenë udhëheqës detyre të këtyre pozicioneve deri më tani në KMDK, ish Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z. Lundrim Camaj si dhe ish anëtarët z. Hafiz Krasniqi, z. Gazmend Bytyqi ( i rizgjedhur per nje tjeter mandat) dhe z. Nexhat Berisha.Gjatë kësaj mbledhjeje ish Bordi i Drejtorëve lavdëroi punën e Menaxhmentit të Lartë në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Abdullah Haxhiu e po ashtu të arriturat me rezultate mbreslënëse që ka sjellë KMDK ndër vite.Lista e anëtarëve të rinj të Bordit të Drejtorëve në KMDK SH.A. përbëhet prej: Z. Mentor Hoxhaj Kryesues, Anëtarët: z. Gazmend Bytyqi, znj. Havë Qarri, z. Bashkim Krasniqi, z. Burim Gashi dhe z. Selatin Retkoceri.