KMDK SH.A. ndanë 8 mijë Euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

 

KMDK SH.A. ndanë 8 mijë Euro për të prekurit nga tërmeti në ShqipëriNë mbledhjen e XI të Bordit të KMDK-së të mbajtur më 29 Nëntor 2019, Bordi i Drejtorëve së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të kësaj Ndërmarrje z. Abdullah Haxhiun, kanë marrë vendim për ndarjen e mjeteve monetare në vlerë prej 8 mijë Euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri si solidarizim me viktimat dhe ndihmë për shtetin shqiptar, prej të cilave 6 mijë Euro janë ndarë për t’i dalë në ndihmë Republikës së Shqipërisë pas tragjedisë që ndodhi ditën e martë si pasojë e tërmetit të fuqishëm, i magnitudës 6.3 që goditi Shqipërinë dhe 2 mijë Euro për familjen Abazi nga fshati Livoq, Komuna e Gjilanit e cila humbi 2 anëtarë të familjes në këtë fatkeqësi natyrore. Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë SH.A shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata të cilët humbën më të dashurit e tyre duke e potencuar se pasojat e tërmetit që goditi Durrësin dhe rajonin përrreth janë dramatike dhe kërkon organizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm shtetëror, institucional por mbarëqytetar. Andaj, të kontribuojmë secili sido që të kemi mundësi në mënyrë që mijëra familje t’a tejkalojnë këtë moment tragjik.