Rrugëtimi drejt suksesit përgjatë një dekade i KE, Abdullah Haxhiu në udhëheqjen e KMDK-së për periudhën 2011-2021
Të martën me 16.11.2021 në zyret e KMDK-së u mbajt nje koktej rasti për të uruar KE të KMDK-se z. Abdullah Haxhiu me rastin e festimit të vitit të tij jubilar në pozitën e Udheheqesit Ekzekutiv të kësaj kompanie. Të Mërkurën e dhjetë viteve më parë, saktësisht 16.11.2011, Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, Z. Abdullah Haxhiu pranoi zyrtarisht detyren për të udhëhequr me Kompaninë e cila në atë kohë ndodhej pranë “ kolapsit”në një situatë tejet të vështirë financiare dhe operative.
Angazhimi maksimal dhe i vazhdueshëm profesional nga ana e KE, z. Haxhiu dhe e stafit të tij, ka bërë të mundur që KMDK, nga një gjendje” buzë” falimentimit çfarë ishte në vitin 2011, tani 10 vite më pas në 2021-ën, të kthehet në një Kompani me gjendje të qëndrueshme financiare dhe operative.
Në aspektin adminisitrativ KMDK tani është mirë e konsoliduar si në mbarëvajtje po ashtu edhe në kompletimin e kornizës ligjore me akte të brendshme rregullative.
Në aspektin operativ, 10 vite më parë, situata në Deponitë Sanitare dhe Stacion të Transferit ishte kaotike, me makineri të amortizuara dhe të pakta në numër, sot KMDK arrinë të mirëmbajë deponitë në gjendje stabile ku ka shtuar makinerinë duke bërë që fluksi gjithnjë në rritje i mbeturinave të administrohet në mënyrën më të mirë të mundshme, aq më tepër me tarifën e shërbimit tejet të ultë për shërbimet të cilat KMDK i ofron.
Në aspektin financiar, nga një situatë me borxhe të mëdha, që në fund vitin 2011 Llogaritë e Pagueshme kapnin vlerën monetare prej 610,618.00 Euro dhe me një humbje të periudhës së vitit 2011 prej 911,322.00 Euro, në vitin 2020 KMDK në salldon e Llogarive të Pagueshme arrinë të ketë shumën prej 56,290.00 Euro duke bërë që të mbyllë vitin fiskal 2020 me një afarizëm pozitiv apo Fitim Neto prej 111,988.00 Euro.
Të gjitha këto të arritura ndër vite i dëshmon më së miri, raporti i ZKA-së për vitin 2020 i cili ka arritur me opinionin e pamodifikuar për pasqyrat financiare vjetore pothuajse me asnjë të gjetur.
P.s. – Për t’u njoftuar më shumë me gjendjen se si kanë qenë Deponitë Sanitare dhe Stacioni i Transferit në vitin 2011 dhe se si janë tani në vitin 2021, i gjeni fotot në galerinë e web-faqes së KMDK-së.