MBAHET MBLEDHJA E PARË E BORDIT TË RI TË DREJTORËVE TË KMDK SH.A.

 Në Bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të rinj të Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjet Publike, më 14 Shtator 2022 janë emëruar edhe anëtarët e rinj të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë KMDK Sh.A ndërsa më 29 Shtator 2022 është mbajtur mbledhja e parë e Bordit të Drejtorëve me ç’rast u bë edhe pranim – dorëzimi i detyrës për anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve. Të pranishëm në këtë takim përpos anëtarëve të rinj ishin edhe disa nga anëtarët e vjetër të cilët kanë qenë udhëheqës detyre të këtyre pozicioneve deri më tani në KMDK, ish Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z. Mentor Hoxhaj si dhe ish anëtarët z. Selatin Retkoceri, dhe z. Naim Gashi. Gjatë kësaj mbledhjeje ish Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z. Mentor Hoxhaj lavdëroi punën e Menaxhmentit të Lartë në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Abdullah Haxhiu e po ashtu theksoi të arriturat me rezultate mbresëlënëse, duke përmendur mbështetjen që BD të kaluar i kanë dhënë në vazhdimësi KMDK-së në tejkalimin e shumicës së sfidave, mbarëvajtes së punëve, mbajtjes së likuiditetit financiar dhe arritjes së objektivave të miratuara me Planin e Biznesit të Ndërmarrjes. Ndërsa Kryesuesi i posazgjedhur i BD të KMDK Sh.A. z. Avni Ramadani në fjalinë e tij hyrëse theksoi se do të vazhdojnë me punën dhe përpjekjet e tyre që të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe avansimin e Ndërmarrjes, duke vënë në pah një ndër sfisdat kryesore me të cilën KMDK përballet ndër vite siç është tarifa e ulët. Ai theksoi se do të bashkëpunojnë në këtë drejtim me Qeverinë për ngritjes e saj në përputhje me nevojat reale të Kompanisë. Fjalën e mori edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KMDK-së, z. Abdullah Haxhiu i cili i uroi mirëseardhje BD të ri, njëkohësisht falënderoi BD të mandatit të kaluar për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në KMDK gjatë mandatit të tyre në miratimin e politikave të qëndrueshme të propozuara nga menaxhmenti. Siç pohon se vetëm gjatë vitit 2021, të hyrat totale kanë qenë 2,241,141€, meritë kjo e punës së palodhshme dhe përkushtimit të të gjithë stafit të KMDK-së, përcjellur nga sukseset e radhës: raportet e auditmit nga ZKA përgjatë 5 viteve të fundit ku raporti i vitit 2021 ka qenë: “Opinion i pa Modifikuar, pa Asnjë të Gjetur” si dhe mbështetja dhe investimi nga KFW dhe GIZI gjerman në projektet e menaxhimit të mbeturinave të deponive ekzistuese si dhe mundësinë e ndërtimit të një deponie të re për Regjionin e Prishtinës, projekte këto që janë afër finalizimit të tyre. Lista e anëtarëve të rinj të Bordit të Drejtorëve në KMDK SH.A. përbëhet prej: z. Avni Ramadani, Kryesues i BD të KMDK Sh.A, si dhe Anëtarët: znj. Mirlinda Ahmeti, z. Bashkim Pllana, znj. Lindita Toçi, znj. Zoge Spahiu, dhe z. Goran Laziç si dhe z. Abdullah Haxhiu anëtar i BD njëkohësisht Kryeshef Ekzekutiv i KMDK SH.A.