MIRATOHET DRAFT RAPORTI FINANCIAR DHE OPERATIV I KMDK SH.A PËR TM3 2022

 Të pranishëm në këtë takim ishin Kryesuesi z. Avni Ramadani dhe Anëtarët: znj. Mirlinda Ahmeti, znj. Zoge Spahiu, znj. Lindita Toqi, z. Bashkim Pllana, z. Goran Llaziq, Kryeshefi Ekzekutiv i KMDK-së z. Abdullah Haxhiu dhe Stafi i Lartë Menaxherial.Në këtë takim, BD të KMDK-së, kryesuar nga z. Avni Ramadani, ne rend dite ishin nëntë pika të rendit të ditës me theks të veçantë: Shqyrtimi dhe Miratimi i Draft-Raportit Financiar dhe Operativ i tre mujorit të tretë (TM3) Korrik-Shtator 2022 të KMDK-së. Raporti i Komisionit të Auditimit për Draft-Raportin Financiar dhe Operativ i (TM3) Korrik-Shtator 2022 të KMDK-së ku Bordi i Drejtorëve njëzëri miratuan këtë draft raport duke cituar se krahasuar me Raportet e TM1 dhe TM2 kjo periudhë e paraqitur ne raport ishte dukshëm me e suksesshme. Si pikë tjetër e rëndësishme e rendit të ditës ishte : Shqyrtimi dhe Miratimi i Draft-Raportit Financiar dhe Operativ për muajin Shtator 2022. Raporti i Komisionit të Auditimit për Draft-Raportin Financiar dhe Operativ për muajin Shtator 2022.Krejt në fund por jo për nga rëndësia, u diskutua dhe për çështjen e pronës së paluajtshme të Deponive Sanitare adresuar nga menaxhmenti ku Bordi i Drejtorëve unanimisht morën vendim që me kërkesë të veçantë, ti drejtohen Aksionarit për zgjidhjen e çështjes së pronës.