MISIONI DHE VIZIONI

MISIONI DHE VIZIONI SR

Misioni:

Misioni i kompanisë është menaxhimi  i mbeturinave që vijnë në deponitë sanitare të KMDK-së, Evitimi i rreziqeve që mund të vijnë gjatë trajtimit të mbeturinave dhe  parandalimi i ndotjes së mjedisit.

Vizioni:

Operimi dhe trajtimi i mbeturinave më qëllim të ruajtjes së ambientit, rritja e vlerës së aseteve dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare është synimi i së tashmes dhe i së ardhmes së kompanisë.
 

Qëllimi

Qëllimi kryesor i KMDK SH.A që nga themelimi është  menaxhimi i mbeturinave në DS sipas standardeve.

Qëllimi i kompanisë mund të arrihet nëpërmjet të:

  • Ngritjes së inkasimit dhe arkëtimit të borxheve nga KRM-të dhe subjekteve private . Ngritja e inkasimit do të mundësonte qëndrueshmëri të KMDK-së, përmirësimin  e gjendjes teknike dhe infrastrukturore të DS, shlyerjen e borxheve dhe obligimeve ndaj furnitorëve.
  • Riparimi dhe mirëmbajtja e makinerisë , mirëmbajtje dhe rregullim te infrastrukturës në të gjitha  DS,  krijimin e  kushteve më  të  mira për klientët  e KMDK dhe njëkohësisht mbrojta e ambientit.
  • Rivendosja e sistemit të ajrosjes në të gjitha DS sipas standardeve.
  • Vendosja e peshoreve digjitale dhe kamerave, si dhe monitorimi i tyre nga selia e kompanisë.
  • Trajnimi – avancimi profesional i stafit të KMDK-së

 

MISIONI DHE VIZIONI - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site.