MISIONI DHE VIZIONI

MISIONI DHE VIZIONI

 

Misioni:

Misioni ynë është të ofrojmë shërbime profesionale, transparente të menaxhimit të mbeturinave dhe deponive që kanë prioritet mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit. Ne përpiqemi të aplikojmë teknologji moderne që përmirësojnë operacionet tona dhe na mundësojnë të ofrojmë shërbime me cilësi të lartë. Përkushtimi ynë ndaj përsosshmërisë siguron se ne do të bëhemi pikë referimi për menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave duke kontribuar për një të ardhme më të pastër dhe më të gjelbër për të gjithë.

Vizioni:

Të jemi lideri kryesor në menaxhimin e sistemit të integruar të mbeturinave dhe ekonomisë qarkore, të dalluar për angazhimin tonë të palëkundur për profesionalizëm, transparencë dhe mbrojtje të mjedisit. Të japim kontribut qendror në uljen e ndikimit negativ të mbeturinave në mjedis dhe njëkohësisht të zgjerojmë aktivitetet tona duke krijuar mundësi të reja biznesi dhe punësimi. Ne do ta arrijmë këtë vizion duke aplikuar teknologjitë më të avancuara, duke ofruar shërbime superiore dhe duke vendosur standardet më të larta për menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave.

Qëllimi:

Qëllimi kryesor i KMDK SH.A që nga themelimi është  menaxhimi i mbeturinave në DS sipas standardeve.

Qëllimi i kompanisë mund të arrihet nëpërmjet:

  • Ngritjes së inkasimit dhe arkëtimit të borxheve nga KRM-të dhe subjekteve private. Ngritja e inkasimit do të mundësonte qëndrueshmëri të KMDK-së, përmirësimin e gjendjes teknike dhe infrastrukturore të DS, shlyerjen e borxheve dhe obligimeve ndaj furnitorëve.
  • Riparimi dhe mirëmbajtja e makinerisë, mirëmbajtje dhe rregullim të infrastrukturës në të gjitha DS,  krijimin e  kushteve më të mira për klientët e KMDK dhe njëkohësisht mbrojta e ambientit.
  • Rivendosja e sistemit të ajrosjes në të gjitha DS sipas standardeve.
  • Vendosja e peshoreve digjitale dhe kamerave si dhe monitorimi i tyre nga selia e kompanisë.
  • Trajnimi – avancimi profesional i stafit të KMDK-së.

 

MISIONI DHE VIZIONI - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.