MISIONI DHE VIZIONI SR
Misioni:
Misioni i kompanisë është menaxhimi i mbeturinave që vijnë në deponitë sanitare të KMDK-së, Evitimi i rreziqeve që mund të vijnë gjatë trajtimit të mbeturinave dhe parandalimi i ndotjes së mjedisit.
Vizioni:
Operimi dhe trajtimi i mbeturinave më qëllim të ruajtjes së ambientit, rritja e vlerës së aseteve dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare është synimi i së tashmes dhe i së ardhmes së kompanisë.
Qëllimi
Qëllimi kryesor i KMDK SH.A që nga themelimi është menaxhimi i mbeturinave në DS sipas standardeve.
Qëllimi i kompanisë mund të arrihet nëpërmjet të:
- Ngritjes së inkasimit dhe arkëtimit të borxheve nga KRM-të dhe subjekteve private . Ngritja e inkasimit do të mundësonte qëndrueshmëri të KMDK-së, përmirësimin e gjendjes teknike dhe infrastrukturore të DS, shlyerjen e borxheve dhe obligimeve ndaj furnitorëve.
- Riparimi dhe mirëmbajtja e makinerisë , mirëmbajtje dhe rregullim te infrastrukturës në të gjitha DS, krijimin e kushteve më të mira për klientët e KMDK dhe njëkohësisht mbrojta e ambientit.
- Rivendosja e sistemit të ajrosjes në të gjitha DS sipas standardeve.
- Vendosja e peshoreve digjitale dhe kamerave, si dhe monitorimi i tyre nga selia e kompanisë.
- Trajnimi – avancimi profesional i stafit të KMDK-së