Pytjet më të shpeshta

KMDK-ja nuk është përgjegjëse për mbledhjen e mbeturinave nga amvisëritë apo bizneset. Kompania ka për detyrë menaxhimin e deponive dhe trajtimin e mbeturinave, dhe jo ofrimin e shërbimeve të grumbullimit apo transportit të tyre. Këto shërbime zakonisht kryhen nga kompani të licencuara të pastrimit (publike apo private), të cilat operojnë në nivel lokal.

KMDK pranon vetëm mbeturina të parapërcaktuara në bazë të licencës së saj: mbeturinat komunale, respektivisht mbeturinat shtëpiake si dhe mbeturina të tjera të cilat, për shkak të natyrës së tyre janë të ngjashme ose kanë përbërje të ngjashme me mbeturinat shtëpiake, b) mbetjet industriale jo-të rrezikshme me karakteristika të ngjashme të mbeturinave komunale dhe karakteristika të ngjashme të mbeturinave shtëpiake, c) mbetjeve të ndërtimit dhe të demolimeve ( fraksioni deri në ф 30 сm), d) mbetjet shtëpiake të mobilerisë të demoluara (pajisje elektrike shtëpiake, etj) e) llumrat e ujërave të zeza nga pastrimi i ujërave të zeza, vetëm nëse, përqendrimi i materies së ngurt dhe madhësia fiziko-kimike "eluate" nga shpërlarja e këtyre llumërave, përmbushin vlerat e mbeturinave jo të rrezikshme për deponim dhe në qoftë se ato janë të dehidruara maksimalisht dhe jo më pak se 30% materie e thatë.

KMDK nuk pranon: Mbeturina të rrezikshme (kimikate, pesticide, bateri, vajra, mbetje industriale toksike) Mbeturina spitalore/biologjike Mbetje të lëngëta Material të përzier me hekur, plastikë, dru ose mbeturina të tjera jo të kategorizuara si inerte apo komunale Automjete, goma, mbetje elektronike (nëse nuk janë të trajtuara sipas rregullores).

Në deponitë e menaxhuara nga KMDK: Kontrollohet çdo ngarkesë para pranimit për përputhshmëri me kriteret. Mbeturinat deponohen në mënyrë të kontrolluar, duke ndjekur standardet evropiane për siguri mjedisore. Përdoren shtresa mbuluese, sistem drenazhimi dhe mbikëqyrje për të parandaluar ndotjen e ujërave dhe ajrit. Në disa raste, KMDK bashkëpunon me institucione për trajtimin e mbeturinave.

Për më shum vizito https://kmdk-ks.org/si-te-behemi-kliente/
Pytjet më të shpeshta - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.