Ambasadori britanik viziton KMDK-në, mbështetje për vizionin tonë zhvillimor

01.09.2025

Array

Patëm kënaqësinë të presim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit dhe vizitës në Deponinë Sanitare të Mirashit, e informuam Ambasadorin për angazhimin tonë në transformimin e KMDK-së në një ndërmarrje publike model, me integritet dhe profesionalizëm.

Diskutuam për sfidat e shumta me të cilat po përballemi si dhe për përkushtimin e profesionistëve tanë në adresimin e tyre në mënyrë adekuate. Gjithashtu, ndamë vizionin tonë për avancimin dhe zgjerimin e aktiviteteve dhe shërbimeve që ofrojmë, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë për shtetin tonë.

Ambasadori britanik viziton KMDK-në, mbështetje për vizionin tonë zhvillimor - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site.