Saathoff në Mirash: Angazhim për ekonomi qarkore në Kosovë

01.09.2025


Warning: Array to string conversion in /home/u772497588/domains/kmdk-ks.org/public_html/wp-content/themes/asixon/functions.php on line 220
Array

Më 22–23 gusht 2025, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, z. Johann Saathoff, Sekretar i Shtetit Parlamentar pranë Ministrit Federal të Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, vizitoi deponinë e mbeturinave në Mirash.

Në këtë vizitë, z. Saathoff u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i KMDK-së, z. Dardan Velija, i cili e informoi mbi sfidat, prioritetet dhe politikat e menaxhimit të mbeturinave në vend, si dhe mbi rëndësinë e modernizimit të deponive ekzistuese.

Në kuadër të vizitës të pranishëm ishin edhe z. Gazmend Mejzini dhe znj. Anjeza Alaj, persona kyç dhe urë lidhëse e KMDK-së me akterët e përfshirë në projektin Menaxhimi i Mbeturinave të Ngurta II – IV, një ndër projektet më të rëndësishme zhvillimore në këtë sektor.

Vizita në Mirash nënvizoi edhe një herë angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Kosovën në forcimin e menaxhimit të integruar të mbeturinave dhe zhvillimin e ekonomisë qarkore, duke ofruar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për mjedisin dhe shëndetin publik.

Që nga viti 1999, Gjermania ka ofruar mbi 900 milionë € mbështetje për Kosovën, duke mbetur partneri më i madh bilateral zhvillimor dhe një mbështetës i fuqishëm i rrugëtimit të Kosovës drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian.

Saathoff në Mirash: Angazhim për ekonomi qarkore në Kosovë - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site.