KMDK në gatishmëri të plotë për t’i ofruar mbështetje KRM “Ambienti” për situatën emergjente në Deponinë e Pejës

04.08.2026

Array
Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, u prit në takim sot nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, dhe bashkëpunëtorët e tij, për të diskutuar situatën e krijuar nga zjarri në Deponinë Rajonale të Pejës dhe hapat e nevojshëm për tejkalimin e saj.
KMDK shprehu gatishmërinë e plotë për t’i ofruar KRM “Ambienti”, operatorit përgjegjës për menaxhimin e deponisë, mbështetjen profesionale dhe teknike të nevojshme, në mënyrë që situata të stabilizohet sa më shpejt dhe të minimizohen ndikimet në mjedis dhe te qytetarët.
Gjatë takimit, Kryeshefi Ekzekutiv informoi për ecurinë e projektit strategjik të rehabilitimit të Deponisë Rajonale të Pejës, projekt që po e zhvillon vetë KMDK-ja. Dizajni konceptual i projektit ka përfunduar, ndërsa dizajni i detajuar është në zhvillim e sipër. Financimi i projektit për rehabilitimin e Deponisë Rajonale të Pejës është siguruar nga Bashkimi Evropian, Komuna e Pejës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, ndërsa procedurat e prokurimit janë në zhvillim me mbështetjen e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).
Sipas KMDK-së, rehabilitimi i deponisë mbetet zgjidhja afatgjatë për eliminimin e rreziqeve mjedisore dhe ndërtimin e një infrastrukture moderne, në përputhje me standardet evropiane, vlerësim me të cilin u pajtua edhe Kryetari z. Muhaxheri.
Kryeshefi Ekzekutiv, theksoi se KMDK gjatë viteve të fundit ka ndërtuar kapacitete të avancuara profesionale dhe teknike në planifikimin, projektimin dhe menaxhimin e deponive sanitare, duke u shndërruar në institucionin qendror për zhvillimin e këtij sektori në Kosovë. Këto kapacitete do të vihen plotësisht në funksion, për të mbështetur procesin e rehabilitimit të deponisë dhe për të ofruar ekspertizën e nevojshme në menaxhimin e situatës aktuale.
Në përfundim të takimit, Kryeshefi Ekzekutiv i KMDK-së u dakordua me Kryetarin z. Muhaxheri që bashkëpunimi ndërinstitucional të vazhdojë me intensitet të shtuar, me qëllim tejkalimin sa më të shpejtë të situatës emergjente dhe realizimin e projektit të rehabilitimit, në interes të qytetarëve të Pejës dhe mbrojtjes së mjedisit.
KMDK në gatishmëri të plotë për t'i ofruar mbështetje KRM "Ambienti" për situatën emergjente në Deponinë e Pejës - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.