KMDK Sh.A. dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë diskutojnë për kalimin e Deponisë Sanitare në Zveçan nën menaxhimin e KMDK-së

20.11.2026

Array

Menaxhmenti i KMDK Sh.A., i udhëhequr nga u.d. e Kryeshefit Ekzekutiv, znj. Emine Berisha Fejzullahu, priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Olivier Boudart dhe z. Vadim Stirbu.

Në fokus të takimit ishte funksionalizimi i Deponisë Sanitare në Zveçan dhe shqyrtimi i hapave të nevojshëm për kalimin e saj nën menaxhimin e KMDK Sh.A., duke përfshirë aspektet institucionale, administrative dhe operacionale të këtij procesi.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional dhe bashkëpunimit në funksionalizimin e deponisë, me qëllim të sigurimit të një menaxhimi efikas dhe të qëndrueshëm të mbeturinave.

KMDK Sh.A. vlerëson bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe mbetet e përkushtuar në avancimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave dhe përmirësimin e shërbimeve në këtë sektor në Kosovë.

KMDK Sh.A. dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë diskutojnë për kalimin e Deponisë Sanitare në Zveçan nën menaxhimin e KMDK-së - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.