KONKURS për Drejtorë të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore

28.01.2024

Array


Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Zyra e Kryeministrit- Kancelarija Premijera-Office of the Prime Minister

Sekretari i Përgjitshëm-Generalni Sekretar- Secretary General

Në mbështetje të nenit 15 paragrafit 6 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111 dhe Ligjin Nr. 05/L-009, si dhe duke u bazuar në nenin 5 të Rregullave mbi Identifikimin e Kandidatëve për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike dhe Metodologjinë e Vlerësimit, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit shpall:

KONKURS

Për Drejtorë të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore:

  1. Kompania për Menaxhimin e Deponive, Sh.A.

KUALIFIKIMI DHE PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE

Një kandidat për t’u zgjedhur drejtor i Bordit në Ndërmarrje Publike Qendrore duhet të ketë kualifikime dhe përvojë pune sipas nenit 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, të nenit 9 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe nenit 6 të Ligjit Nr. 05/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike si vijon:

Çdo person i cili konkurron për një pozitë të drejtorit duhet që po ashtu të përmbush edhe kushte e përshtatshmërisë profesionale si në vijim:

  1. Duhet të jetë person që ka integritet të njohur, dukë marr parasysh, ndër tjera, çfarëdo shkelje materiale të detyrave fiduciare që mund të ketë bërë ky person ndaj cilitdo person tjetër;

  2. Duhet ose (i) të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë – së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit – në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, financave, menaxhimit të thesarit, sektorit bankar, konsulencave në biznes ose industrisë apo edhe në një nga një fushat tjera të shkencave te cilat kanë të bëjnë me veprimtarin afariste të NP-së; ose (ii) për së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së.

KUSHTET

Një person ka të drejtë të shërbejë si drejtor vetëm nëse i plotëson të gjitha kushte më poshtë si dhe kushte për pavarësi dhe përshtatshmëri profesionale të përcaktuara në paragrafët 2 dhe 3 të nenit 17 të këtij ligji;

  1. Nuk është dënuar ose vendosur nga një gjykatë kompetente, përveç nëse ky dënim ose vendim më pas është ndryshuar nga një gjykatë tjetër në bazë të ankesës, se ka kryer vepër penale ose civile vepër penale apo civile që përfshinë përgënjeshtrim, prezantimin e rrejshëm, korrupsionin, vjedhjen, pastrimin e parave, përvetësim, keqpërdorim apo ndarjen e rrejshëm të fondeve ka qenë i përfshirë në mitosje apo ryshfet sipas ligjeve apo rregulloreve në fuqi në Kosovës apo ndonjë vend tjetër, apo sipas traktateve ose konventave ndërkombëtarë;

  1. Nuk është vendosur nga një gjykatë ose organ apo organizatë përgjegjëse për zhvillimin e kodit etik apo standardeve të sjelljes profesionale, përveç nëse ky dënim ose vendim më pas është ndryshuar nga ndonjë gjykatë ose organ tjetër në bazë të ankesës, (i) se është angazhuar në sjellje jo profesionale, (ii) ka shkelur kodin etik apo standardet e sjelljes profesionale, (iii) se ka keq-përvetësuar apo keqpërdorur parat apo burimet publike, (iv) se ka keqpërdorur apo keq-përvetësuar informatat (të dhënat) e fituara gjatë shërbimit si zyrtar publik apo shërbyes civil, ose (v) se ka keq përdorur postin publik ose postin në shërbimin civil për përfitime personale ose për përfitime apo përparësi te një të afërmi ose të njohuri, apo;

  2. Nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim apo betim tjetër apo ose dokumentin të vulosur apo noterizuar;

  3. Nuk është shpallur i falimentuar gjatë (10) viteve të kaluara dhe

  4. Nuk punon në ndonjë institucion ku bëhen politikat zhvillimore për Ndërmarrje Publike përkatëse ku kandidati punon.

Kandidati nuk kualifikohet për drejtor në Bordin e Ndërmarrjes Publike Qendrore, nëse:

  1. Aktualisht është zyrtar, ose menaxher i NP përkatëse, ose cilësdo nga filialet e saj, ose ka shërbyer si zyrtar ose menaxher i NP përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj brenda pesë (5) vjetëve të kaluara;

  2. Aktualisht është punonjës i nivelit të lartë i NP-së përkatëse, ose ka shërbyer si punonjës i nivelit të lart në NP-në përkatëse brenda tri (3) viteve të kaluara;

  3. Aktualisht ka, ose gjatë tre vjetëve të kaluara ka pasur, çfarëdo marrëdhënie materiale afariste (përveç si konsumator individual i shërbimeve të NP-së) me NP-në përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë;

  4. Është aksionar, drejtor, zyrtar ose punonjës i lartë në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili ka marrëdhënie materiale afariste me NP-në përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj;

  5. Pranon, ose ka pranuar brenda tre (3) vjetëve të kaluara, kompensim shtesë nga NP përkatëse ose cilado nga filialet e saj (përveç honorarit të Drejtorit ose kompensimit stimulues të përcaktuar në nenin 20.1, ose është anëtar në skemën pensionale të NP-së përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj;

  6. Mbanë drejtorësi të ndërsjellë ose ka lidhje të konsiderueshme me drejtorët e tjerë të NP-së përkatëse përmes përfshirjes në shoqëri tjera tregtare ose organe;

  7. Përfaqëson në aksionar i cili posedon dhjetë për qind (10%) të aksioneve votuese në NP-në përkatëse;

  8. Ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të NP-së përkatëse më shumë se nëntë (9) vjet nga data e zgjedhjes së parë të tij/saj;

  9. Është i afërm i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e “Interesit Financiar” në nenin 2 të këtij Ligji) i cilitdo person që i takon cilësdo nga kategoritë më sipër përveç personit të përcaktuar në pikën (b); ose

  10. Është ose (i) punonjës, zyrtar, drejtor ose aksionar, ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare të pa-listuar dhe që konkurron në Ndërmarrjen, ose (ii) menaxher i lartë, zyrtar, drejtor ose aksionar (i cili posedon më shumë se dy për qind (2%)të të drejtave të votimit), ose ka një interes të konsiderueshëm financiar në, cilëndo nga shoqëritë tregtare të listuara që konkurrojnë në Ndërmarrjen; dhe

  11. Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike;

  12. Ka çfarëdo konflikti të interesave që për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë rutinore, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t’i përmbushë detyrat e tij financiare ndaj Aksionarëve dhe NP-së.

KOMPENZIMI

Kompensimi i drejtorëve të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore do të bëhet në bazë të nenit 20 të Ligjit për Ndërmarrje Publike dhe nenit 12 Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.

INFORMATAT TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME

PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët për drejtorë në Bordin e Ndërmarrjes Publike duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV-në e cila ofron shembuj të arritjeve në punë;

  • Letrën e motivimit, e cila ndërlidhet me vendin ku aplikon;

  • Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të

dokumentacionit);

  • Certifikatën mbi dënimin penal të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, se nuk ka dënime penale në evidencën qendrore penale të Republikës së Kosovës (certifikata e nxjerrur online në platformën e-Kosova do të pranohen);

  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (Dëshmitë – Diplomën e kualifikimit profesional, vërtetimin e përvojës së punës të lëshuar nga institucioni kompetent përgjegjës – zyra e personelit, ku specifikohet data e fillimin dhe data e mbarimit të marrëdhënies së punës dhe Pasqyrat të kontributeve pensionale, ky kriter i fundit nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);

  • Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHTI ose të këtë dëshmi që është në proces të nostrifikimit);

  • Dokumentin Identifikues (kopje të dokumentit identifikues, pasaportës, letërnjoftimit apo certifikatës së shtetësisë, e cila duhet të jetë valide).

Aplikuesi duhet të plotësoj personalisht deklaratën nën betim që do të publikohet me konkurs në Web faqen e Zyrës së Kryeministrit, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të përshtatshmërisë profesionale sipas Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 04/L-111 dhe Ligjin Nr. 05/L-009. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga data 22 janar 2024 deri me datën 20 shkurt 2024, në mënyrë fizike, dokumentacioni dorëzohet në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, në Sallën Nr. 34 në zarf/pliko të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri i aplikuesit.

Aplikimi mund të bëhet edhe përmes e-mail adresës: sekretaria.komision@rks-gov.net, po ashtu edhe përmes postës.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar, me qëllim të përmbushjes së kriterit për barazinë gjinore, dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohen të aplikojë për pozitat e shpallura.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet, origjinalet mund të kërkohen gjatë intervistës.

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Do të kontaktohen të gjithë kandidatët dhe do të njoftohen me arsyen e mos përzgjedhjes.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038/200 14 400.

KONKURS për Drejtorë të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site.