Takimi në drekë pune i Kryeshefit Ekzekutiv me diplomatët e akredituar në Kosovë

02.07.2024

Array
Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, Dardan Velija, u takua në drekë pune të ftuar nga Ambasadori i Austrinë në Kosovë, Sh.T. Georg Schnetzer.
Në këtë takim pjesëmarrës ishin Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Sh.T. Carin Lobbezoo, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Sh.T.Jonas Westerlund, Ambasadori i parë resident i Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Sh.T. Grégoire Cuvelier si dhe Shefi i misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Kryeshefi Ekzekutiv Velija i njoftoi diplomatët e akredituar në Kosovë rreth gjendjeve të deponive sanitare dhe përpjekve të vazhdueshme për t’i rehaiblituar sipas standarteve bashkëkohore. Në këtë kontekst, Kryeshefi Ekzekutiv u shpreh se menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave është sfidë thelbësore në përmirësimin e mjedisit dhe se ky sektor pasqyron mënyren e të jetuarit të shoqërisë. Ai theksoi se është krenar për arritjet e deritanishme dhe mbetet optimist dhe i përkushtuar për të vazhduar rrugën drejt transformimit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutuan çështjet kyçe dhe mundësitë të jashtëzakonshme për bashkëpunim dhe avancim konkret të sektorit të menaxhimit të integruar të mbeturinave në vendin tonë. Të pranishmit në drekë pune biseduan për rëndësinë vitale të realizimit të vizionit mbi ekonominë qarkore në Republikën e Kosovës
Takimi në drekë pune i Kryeshefit Ekzekutiv me diplomatët e akredituar në Kosovë - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site.