Mbledhja e parë konstituive e Bordit Drejtues të KMDK-së

05.08.2024

Array

Dje në selinë e Komanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë SH.A u mbajt mbledhja e parë konstituive e Bordit të ri të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të KMDK-së.

Fillimisht, Kryesusi i Bordit të Drejtorëve, Afrim Konjufca ka uruar menaxhmentin e KMDK-së dhe drejtorët për fillimin e detyrës dhe ka kërkuar nga ta angazhim maksimal në përmbushjen e obligimeve dhe kërkesave të kompanisë drejt realizimit të planit të biznesit dhe projekteve të planifikuara për zhvillimin e qendrueshëm të KMDK-së.

Bordi i Drejtorëve u emërua me Vendim 05/214 të datës 24.07.2024 nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ka këtë përbërje:

Z. Afrim Konjufca, kryesues
Znj. Emine Telaku, anëtare
Znj. Valbona Shala – Thaqi, anëtare dhe

Z. Petrit Pantina, anëtar.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e BD theksuan përkushtimin e tyre në avancimin e ndërmarrjes dhe realizimin e objektivave te planifikuara, tejkalimin e sfidave, mbarëvajten e punëve dhe projekteve, mbajtjes së likuiditetit financiar dhe arritjes së objektivave të miratuara me Planin e Biznesit të KMDK-së.

Në këtë kontekt, Kryeshefi Ekzekutiv, Dardan Velija i uroi mirëseardhje BD të ri, njëkohësisht falënderoi BD të mandatit të kaluar për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në KMDK gjatë mandatit të tyre në miratimin e politikave të qëndrueshme të propozuara nga menaxhmenti. Z. Velija i njoftoi për veprimtarinë e KMDK-së dhe projektet prosperuese si dhe shpreh optimist në bashkëpunimin profesional në arritjen e sukseseve që do të kontribuojnë nëzhvillimin dhe modernizmin e kompanisë që është shumë e rëndësishme për vendin.

Në këtë takim u miratuan të gjitha pikat e parapra për rendin e ditës si dhe u diskutua për pika tjera të cilat ndikojnë në ngritjen e performancës së KMDK-së, duke përfshirë realizimin e projekteve të planifikuara për të ardhmen dhe veprimet e nevojshme për të adresuar çështjet aktuale. Diskutimet u fokusuan në masat që do të ndërmerren për të siguruar cilësi të lartë dhe efikasitet në ofrimin e shërbimeve.
Mbledhja e parë konstituive e Bordit Drejtues të KMDK-së - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site.