Nënshkruhet granti 12.6 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave

18.10.2024

Array

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë SH. A ka nënshkruar marrëveshjen në vlerë mbi 12.6 milionë euro grant me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), me të cilin synohet përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

Të pranishëm në këtë takim të lidhjes së marrëveshjes ishin Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati, Drejtori i KfW për Evropën Juglindore, Z. Klaus Muller, Drejori i Zyrës së KfW në Kosovë, Z. Moritz Reme, Udhëheqësi i Departamentit të Bashkëpunimit në Ambasadën Gjermane në Kosovë, Z. Daniel Alker, Zëvendës Udhëheqësi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Z. Alessandro Bianciardi si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave në Kosovë SH.A, Z. Dardan Velija.

Ministri Hekuran Murati falënderoi KfW dhe BE për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe tha se kjo marrëveshja synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve duke garantuar një mjedisi më të pastër.

Në fjalimin e tij, Shefi i Departamentit të Evropës Juglindore të KfW, Klaus Muller vlerësoi rëndësinë e këtij projekti duke shprehur gatishmërinë e KfW për ta mbështetur Qeverinë e Kosovës. Ai theksoi se është urgjente që të merren veprime në këtë fushë, që të tejkalohen problemet me mbeturina dhe se ky projekt të përfundohet me kohë.

Kryeshefi Ekzekutiv i KMDK SH.A, Dardan Velija tha se ky projekt është qenësor për ndërmarrjen dhe për tërë vendin tonë. Ai theksoi se nëpërmjet këtij programi gjendja e deponive sanitare pritet të ndryshojë rrënjësisht dhe se këto deponi sanitare të cilat funksionojnë pa leje adekuate, do të shëndrrohen në deponi sanite me infrastrukturë moderne konform standarteve evropiane dhe rregullave mjedisore.

Ky projekt është kontribut i Bashkimit Evropian që do të implementohet nga KfW.

Nënshkruhet granti 12.6 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site.