Mbyllet një kapitull i ndotjes – hapet rruga për një të ardhme të gjelbër!

01.09.2025


Warning: Array to string conversion in /home/u772497588/domains/kmdk-ks.org/public_html/wp-content/themes/asixon/functions.php on line 220
Array

Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, e udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv z. Dardan Velija, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Pejës, për një hap madhor në përmirësimin e mjedisit në rajon.

Marrëveshja, e firmosur mes z. Dardan Velija dhe Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, përcakton angazhimet dhe kontributin financiar për rehabilitimin e deponisë së Pejës dhe mbylljen e deponisë në Istog.

Kontributi i Komunës së Pejës:

  • 1,000,000 € në vitin 2026
  • 2,000,000 € në vitin 2027

Projekti do të mbështetet gjithashtu nga Bashkimi Evropian me 9,000,000 €.

Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt:

  • Modernizimit të infrastrukturës mjedisore
  • Mbrojtjes së natyrës
  • Përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët.

Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës mbetet e përkushtuar që menaxhimi i mbetjeve të bëhet sipas standardeve më të larta profesionale dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Mbyllet një kapitull i ndotjes – hapet rruga për një të ardhme të gjelbër! - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site.