Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) Sh.A. dhe Kompania Rajonale e Mbeturinave “Eco-Higjiena” e cila operon ne rajonin e Gjilanit, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi në kuadër të programit “Menaxhimi i mbeturinave të ngurta II dhe IV”, i cili mbështetet nga KfW, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ky program përfshin edhe një komponentë të rëndësishme sociale që synon rehabilitimin dhe integrimin e mbledhësve informalë të mbeturinave në shoqëri, duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për përmirësimin e kushteve të tyre jetësore.
Për të garantuar një zbatim sa më të suksesshëm të kësaj komponente, KMDK ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi jo vetëm me KRM “Eko-Higjiena”, por edhe me Agjencinë e Punësimit të Kosovës, duke krijuar një bashkëpunim të gjerë institucional për përfshirjen sociale të kësaj kategorie të margjinalizuar.
