Dardan Velija në Bruksel: KMDK prezanton para Komisionit Evropian progresin në menaxhimin e deponive në Kosovël

12.06.2026

Array

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) z.Dardan Velija, mori pjesë në takimin e Nënkomitetit për Transport, Energji, Mjedis dhe Zhvillim Rajonal, në Bruksel, ku informoi Komisionin Evropian për progresin dhe arritjet e realizuara gjatë viteve të fundit.

Gjatë takimit u prezantuan zhvillimet kryesore në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, me theks të veçantë në ristrukturimin organizativ dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore të KMDK-së, elemente thelbësore për arritjen e objektivave strategjike dhe përmirësimin e performancës së sektorit.

Po ashtu, u raportua për progresin në rehabilitimin e deponive sanitare, një proces i rëndësishëm që do të kontribuojë në eliminimin e rreziqeve dhe dëmeve mjedisore si dhe në përmirësimin e standardeve të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit publik.

KMDK mbetet e përkushtuar në zbatimin e projekteve zhvillimore dhe në avancimin e praktikave të qëndrueshme të menaxhimit të mbeturinave në përputhje me standardet evropiane.

Dardan Velija në Bruksel: KMDK prezanton para Komisionit Evropian progresin në menaxhimin e deponive në Kosovël - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.