REAGIM

19.07.2026

Array

 

REAGIM

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) ka përcjellë me shqetësim të madh situatën e krijuar si pasojë e zjarrit në Deponinë Sanitare të Pejës, në fshatin Sferkë.

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, sqarojmë se ajo deponi aktualisht nuk është nën menaxhimin e KMDK-së. Ajo menaxhohet nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti”, ku Komuna e Pejës është aksionari kryesor.

Përfaqësuesit e KMDK-së kanë vizituar deponinë dhe janë njoftuar nga afër me gjendjen e krijuar. Me këtë rast, KMDK ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur KRM “Ambienti” me kapacitetet e saj profesionale dhe teknike, me qëllim që zjarri të vihet sa më shpejt nën kontroll dhe të shuhet plotësisht, gjë që e ka bërë edhe në të kaluaren.

Ne këtë situatë, kërkohet angazhim i koordinuar për përmirësimin sa më të shpejtë të situatës, si dhe kujdes dhe përgjegjësi në publikimin e informacioneve, në mënyrë që të mos përhapen dezinformata dhe të mos krijohet konfuzion te qytetarët.

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë

REAGIM - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.