Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive ishte i ftuar në programin e KTV, ku foli hapur për gjendjen aktuale të deponive sanitare në vend. Ai shpjegoi hapat konkretë që po ndërmerren për sanimin dhe rehabilitimin e deponive sanitare, në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë gjermane, Bashkimin Evropian dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, në përputhje me Strategjinë për Menagjimin e Integruar të Mbeturinave. Angazhimi vazhdon për një menaxhim më të qëndrueshëm e më të shëndetshëm të mbeturinave për qytetarët tanë.