KMDK Sh.A. mirëpriti përfaqësuesit e JPE Rusino Pollog nga Maqedonia e Veriut për shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e mbeturinave

21.10.2026

Array
KMDK Sh.A. mirëpriti përfaqësuesit e JPE Rusino Pollog nga Maqedonia e Veriut për shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e mbeturinave
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK Sh.A.), në kuadër të një vizite studimore, mirëpriti përfaqësuesit e ndërmarrjes publike JPE Rusino Pollog nga Maqedonia e Veriut, me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale dhe praktikave në fushën e menaxhimit të mbeturinave.
Gjatë takimit ndërmjet përfaqësuesve të të dy ndërmarrjeve u shkëmbyen përvoja lidhur me organizimin dhe funksionimin e ndërmarrjeve, rezultatet e arritura dhe sfidat operacionale e financiare. Gjithashtu, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe avancimit të praktikave të menaxhimit të mbeturinave, me fokus në rritjen e efikasitetit operacional dhe përmirësimin e standardeve mjedisore.
Në kuadër të programit të vizitës, delegacioni vizitoi edhe Deponinë Sanitare Mirash, ku u njoh nga afër me infrastrukturën, proceset operacionale dhe praktikat e menaxhimit të deponisë.
KMDK Sh.A. mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale, si dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme në menaxhimin e mbeturinave.
KMDK Sh.A. mirëpriti përfaqësuesit e JPE Rusino Pollog nga Maqedonia e Veriut për shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e mbeturinave - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.