Në selinë e KMDK-së, u mbajt takimi me përfaqësues të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë (BMZ), Ambasadës Gjermane dhe të KfW-së, me fokus në forcimin e bashkëpunimit në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua vizioni i KMDK-së për zhvillimin e një sistemi modern, të qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet e BE-së për menaxhimin e mbeturinave. U prezantua gjithashtu progresi i Programit të Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta II-IV, përfshirë avancimin e projekteve për rehabilitimin dhe zhvillimin e deponive sanitare, si dhe hapat e ndërmarrë në reformimin organizativ dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale të KMDK-së.
Palët diskutuan masat mbështetëse që do të ndihmojnë në zbatimin e plotë të programit dhe në sigurimin e funksionimit të pandërprerë të deponive. Po ashtu, u shqyrtuan mundësitë e tjera të bashkëpunimit mes dy palëve për të avancuar më tej infrastrukturën dhe shërbimet në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.
KMDK shpreh mirënjohje të veçantë ndaj BMZ-së, Qeverisë Gjermane, Ambasadës Gjermane dhe KfW-së për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme, që janë me rëndësi strategjike për zhvillimin e sektorit të mbeturinave.