KMDK dhe KfW diskutojnë për progresin e projekteve dhe mundësitë e bashkëpunimit të ri në menaxhimin e mbeturinave

05.11.2026

Array
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK Sh.A.) në selinë e saj dje ka pritur përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), në kuadër të përpjekjeve për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.
Të pranishëm në takim ishin Florian Sekinger, udhëheqës i Departamentit të Infrastrukturës Komunale për Evropën Juglindore dhe Turqinë, si dhe Premtim Islami nga zyra e KfW-së në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për ecurinë dhe progresin e projekteve të financuara nga KfW, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit përmes projekteve të reja që synojnë zhvillimin dhe avancimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.
KMDK mbetet e përkushtuar në avancimin e partneriteteve institucionale dhe ndërkombëtare, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe ngritjes së standardeve në menaxhimin e deponive dhe mbeturinave në vend.
KMDK dhe KfW diskutojnë për progresin e projekteve dhe mundësitë e bashkëpunimit të ri në menaxhimin e mbeturinave - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.