KOMUNIKATË E BORDIT TË PËRKOHSHËM TE DREJTOREVE TË KMDK SH.A

24.10.2023

Array

Bazuar ne kompetencat ligjore dhe detyrat mbikëqyrëse dhe financiare, Bordi i Drejtorëve te KMDK SH.A është i detyruar te kërkoje marrjen e masave ligjore kundër Kryeshefit Ekzekutiv të KMDK SH.A për shkak të shkeljeve ligjore, vazhdimi i mandatit te tij me afat te jashtëligjshëm, stagnim te zhvillimit te Kompanisë, vazhdimësi e menaxhimit mbijetues, mospërfillje te kërkesave dhe vendimeve te aksionarit, mospërmbushjes se detyrave te veta si KE, shkelje ligjore he mospërfillje te procedurave gate rekrutimit te stafit, dështimit për te siguruar qëndrueshmërinë financiare dhe operative. Rrezikoi projektin “Menaxhimi i Mbeturinave te Ngurta II-IV” ne vlerë prej 53 milion euro i financuar nga Banka Zhvillimore e Republikës Federale te Gjermanisë “KfW” për shkak te dërgimit të informatave te gabuara dhe jo të plota për shpronësimin e pronave tâ‚´ paluajtshme që kërkohen për realizimin e projektit. Sipas legjislacionit pozitiv përkatës, Bordi i Drejtorëve është përgjegjës për mbikëqyrjen rigoroze dhe të vazhdueshme te veprimtarisë se zyrtarëve të NP. Çdo drejtor i bordit, duke e përfshire edhe kryeshefin ekzekutiv, duhet ti përmbush detyrat fiduciare te cilat përkufizohen si detyre për të vepruar me ndershmërinë dhe besnikërinë me te larte ndaj ndërmarrjes dhe ne interesin me te mire te saj. Duke pas parasysh qe ndërmarrja është ne pronësi publike, roli dhe detyrat kryesore te Bordit te ndërmarrjes, është te siguroje qe ajo te operon ne mënyre efikase edhe për interesat më të mira publike. Duke parë rrethanat e krijuara ndër vite ne KMDK SH.A, është pare e arsyeshme te behet auditimi dhe vlerësimi i gjendjes reale. Bazuar ne gjetjet e Auditorit te Brendshëm, dhe raporteve te Zyrës Kombëtare te Auditimit, administrimin e provave tjera he gjendjes faktike, Bordi i Drejtorëve mori vendimin: I. Z. Abdullah Haxhiu, shkarkohet nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv te KMDK SH.A II. Shfuqizohet vendimi i Bordit te Drejtoreve me nr. 18/2019, i datës 18.10.2019 III. Z. Abdullah Hahiu obligohet ti dorëzoj asetet e KMDK-se që i ka ne shfrytëzim te Dreitori i Administratës IV. KMDK SH.A obligohet ta zbatoj ketë vendim V. Ky vendimi hyn ne fugi ditën e nënshkrimit nga Kryesuesi i Bordit te Drejtorëve te KMDK SH.A

KOMUNIKATË E BORDIT TË PËRKOHSHËM TE DREJTOREVE TË KMDK SH.A - KMDK
This site is registered on wpml.org as a development site.