Kushtet e hyrjes dhe shkarkimit
Lejohet hyrja vetëm me traktorë, kamioneta dhe kamionë.
Nuk lejohet hyrja e veturave të vogla për shkarkimin e mbeturinave.
Klienti duhet të regjistrohet në hyrje sipas procedurave operative.
Ngarkesa kontrollohet nga personeli përgjegjës para pranimit.
Përdorimi i rrobave të punës dhe këpucëve mbrojtëse është i detyrueshëm.
Personat pa pajisje mbrojtëse nuk lejohen në zonën operative.
Duhet të respektohen të gjitha udhëzimet e stafit të deponisë.
Shkarkimi i mbeturinave bëhet vetëm në vendin e përcaktuar nga operatori.
Klienti mban përgjegjësi për çdo dëm të shkaktuar gjatë qëndrimit në deponi.
Mbeturinat e lejuara për deponim
Pranohen vetëm mbeturinat e lejuara sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë:
Mbeturinat komunale (shtëpiake) dhe mbeturinat e tjera me natyrë ose përbërje të ngjashme me to;
Mbetjet industriale jo të rrezikshme me karakteristika të ngjashme me mbeturinat komunale;
Mbetjet e ndërtimit dhe demolimit (fraksioni deri në Ø 30 cm);
Mbetjet shtëpiake të mobilieve dhe pajisjeve të demoluara (pajisje elektrike shtëpiake etj.);
Llumrat nga trajtimi i ujërave të zeza, vetëm nëse:
përmbushin kriteret për deponimin e mbeturinave jo të rrezikshme;
janë të dehidratuara maksimalisht;
përmbajnë jo më pak se 30% materie të thatë.
Mbeturinat e ndaluara për deponim
Në deponitë e KMDK-së ndalohet sjellja dhe deponimi i:
Mbeturinave të rrezikshme;
Mbeturinave të lëngshme ose të rrjedhshme;
Mbetjeve bërthamore, toksike dhe radioaktive;
Mbeturinave që përmbajnë azbest;
Bombolave dhe kontejnerëve me gaz nën presion;
Substancave vetëndezëse dhe lëndëve djegëse të kategorisë së parë;
Materialeve eksplozive/shpërthyese;
Substancave që reagojnë dhunshëm në kontakt me ujin, duke rritur temperaturën ose duke çliruar gazra;
Mbeturinave infektive spitalore dhe klinike nga institucionet mjekësore dhe veterinare;
Mbeturinave industriale që rezultojnë nga proceset e trajtimit të substancave të rrezikshme.
E drejta e refuzimit
KMDK rezervon të drejtën të refuzojë pranimin e çdo ngarkese që nuk i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe procedurat operative të kompanisë.
