Dezinfektmi i KMDK SH.A

 

Për shkak të gjendjes aktuale pandemike të shkakuar nga Covid -19 në Republikën e Kosovës, duke u bazuar në vendimin e Qeverisë të mbledhjes së shtatë të jashtëzakonshme, saktësisht pikës me nr 8 dhe udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave preventive, Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme sanitare, parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Corona Virus Covid-19 për stafin e saj dhe të tjerët për shkak të mbrojtjes dhe mospërhapjes së këtij virusi duke bërë dezinfektimin e Zyreve qëndrore në Prishtinë, pajisjen me Dezinfektues si dhe vendosjen e afisheve udhëzuese brenda institucionit të Kompanisë.Në ndërkohë falenderojmë kompaninë “SPITEX KOSOVA” të cilët kanë dhënë donacion 200 maska (njëpërdorimshme) për Stafin e KMDK-së.KMDK Sh.A. duke e kuptuar seriozitetin e situatës bëjmë thirrje që, pa panikë por me kujdes të shtuar, të jemi maksimalisht të kujdesshëm dhe të ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit!Me respekt: KMDK SH.A.