TAKIMI I DYTË I RREGULLT I BORDIT TË DREJTORËVE TË KMDK SH.A.

 Të Premten më 21 Tetor 2022 u mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Bordit të Drejtorëve për vitin 2022. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryesuesi z.Avni Ramadani si dhe anëtarët: znj. Mirlinda Ahmeti, znj. Zoge Spahiu, znj. Lindita Toqi, z. Bashkim Pllana si dhe z. Goran Llaziq pasuar nga K.E. i KMDK-së z. Abdullah Haxhiu, Sekretari i kompanisë z. Ramadan Gashi, Auditori i Brendshëm z. Valmir Musliu si dhe Zyrtari Kryesor Financiar dhe i Thesarit z. Bahtir Osmani. Si pikë kryesore e rendit të ditës ishte ndryshimi i Statutit të KMDK-së sipas ligjit nr 06/l-016 për “Shoqëritë Tregtare”. Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutuan raportet e punës së përgjithshme të Kryeshefit Ekzekutiv, Sekretarit të Kompanisë dhe raport pune i ZKFTH-së lidhur me të hyrat,shpenzimet dhe borxhet e klienteve ndaj kompanisë. Në mbyllje të takimit, hapsirë të veçantë i’u dha projektit me KFW-në për tu njoftuar me ecurinë e këtij projekti investues që parasheh zgjidhje adekuate për sektorin e mbeturinave dhe ndotjes së mjedisit.